Problemet e infrastrukturës, qyteti nuk ofron asnjë shërbim sinjalistik
Ndërkohë që në Vlorë po hartohen projekte madhore për vijën bregdetare dhe lirimin e hapsirave të gjelbërta, brenda në qytet situata është krejt tjetër.Rrjeti rrugor, ai i kanalizimeve, ujësjellësit, sinjalistika e çdo lloji, thuajse janë jashtë çdo normaliteti për një qytet me më shumë se 300-mijë banorë. Lëvizjet demografike të ndodhura gjatë viteve të fundit, ka sjellë edhe mbi popullim të shumë zonave të cilat sot vuajnë mungesën e infrastrukturës e cila vihet re pothuajse në çdo lagje të këtij qyteti.Puseta të hapura, mungesë semaforësh, trotuare ku mbizotëron balta, qarkullim automjetesh pa kurrfarë rregulli, janë problemet që shënohen dhe me të cilat janë të detyruar të përballen çdo ditë banorët e Vlorës.Rruga transballkanike e cila kalon mes për mes qytetit, nuk ka asnjë lloj ndriçimi apo trotuar për këmbësorët të cilët duhet të bëjnë mirë llogaritë para se të ndërmarrin guximin për ta kaluar atë, pasi pasojet mund të jenë fatale.Ndryshimi i madh që pritet të ndodhë në qytetin e Vlorës detyrimisht që duhet të shoqërohet në të njëjtën kohë edhe nga investimet brendanë qytet, por që për vite me rradhë nuk ka patur asnjë ndërhyrje, qofte nga pushtei vendor i cili justifikohet me mungesën e fondeve por qoftë edhe nga ai qëndror.