Vritet roja i pikës valutore, grabitësit e ekzekutuan për 45 mijë lekë
Tentativa për të mbrojtur objektin të cilin e kishte në përgjegjësi për ta ruajtur i ka kushtuar jetën një 50-vjeçari në Fier.Petrit Saliaj 50 vjeç, baba i dy fëmijëve me profesion roje nate pranë disa subjekteve private, është gjetur i ekzekutuar me mjete të forta në mes të qytetit të Fierit. Mësohet se 50-vjeçari është goditur pas koke nga të paktën dy persona, të cilët më pas kanë hyrë në një prej pikave valutore ku kanë mundur të grabisin një shumë prej 450 mijë lekësh.Trupi i viktimës i mbuluar nga gjaku, është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e qytetit të Fierit. Sipas të dhënave të marra pranë kësaj drejtorie, bëhet me dije se 50-vjeçari Saliaj, ka humbur jetën rreth orës 4 të mëngjesit, si pasoje e goditjeve të shumta të shkaktuara me mjete të forta por edhe nga përdorimi i thikave nga ana e autorëve të ngjarjes.Policia bën me dije se vrasja e tij është kryer pranë xhamisë, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Fierit, ku mendohet se ai është vënë në ndjekje të grabitësve, të cilët më pas e kanë goditur për vdekje duke përdorur edhe thikat, të cilat u gjetën në një kosh mbeturinash pranë vendit të ngjarjesPolicia ka ngritur grupin hetimor për rastin në fjalë dhe mendohet se synimi i autorëve ka qenë grabitja e kësaj pike valutore, por që mund të jenë pikasur nga shtetasi Petrit Saliaj, të cilin më pas edhe e kanë vrarë.Efektivet e policisë së Fierit tashmë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.