Reagojnë 33 punëtorë në Elbasan,nuk respektohet kodi i punës
33 punonjës të konviktit studentor në qytetin e Elbasanit janë shkarkuar pa asnjë paralajmërim nga puna, ndërkohë që largimi i tyre është bërë vetëm nëpërmjet një letre e cila mbante firmën e drejtoreshës së sapo emëruar Jonajda Doçi, ku motivacion ka qenë mungesa e fondeve mbi pagesat, karburantin apo çdo shërbimi tjetër.33 punonjës tashmë në rrugë të madhe kanë protestuar përpara godinës së konviktit duke u shprehur se drejtoresha e këtij institucioni nuk ka respektuar kodin e punës i cili e ka të saktësuar me ligj se një person apo punonjës lajmërohet 3 muaj përpara, në qoftë se vendi i tij i punës do të shkurtohet nga puna, gjë e cila me këta punonjës nuk ka ndodhur.Në pamundësi për ti dhënë vetë zgjidhje këtij problemi, punëtorët e larguar nga puna, ose më saktë pothuajse gjithë administrata e këtij konvikti, i janë drejtuar Gjykatës së Elbasanit e cila ka marrë në shqyrtim këtë rast flagrant.