Boçi: Nuk luftohet korrupsioni me emra, Rama nëse ka vullnet ta fillojë me veten

Hakmarrje politike dhe të mirëmenduar. Kështu e komenton deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzën e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj ish-kreut të këtij dikasteri Arben Imami. Duke e vlërsuar një hakmarrje personale të kryeministrit Rama jo vetëm për ngjarjet e 21 janarit, por edhe si firmëtar i rëdësishëm sukseseve të qeverisë demokratike, Boçi është i mendimit se Imami ishte goditja big e Ramës, për të cilën e kishte përgatitur terrenin prej kohësh.“Akuza e ngritur ndaj Imamit ka parahistorinë e saj ka dhe mometin ku është artikuluar akuza, që në formën e paraqitur është terësisht akuzë politike, nuk ka bazë, nuk qëndron. Ka dhe një impostim personal të kryeministri Rama. Është pjesa e parahistorisë, një marrëdhënie personale, hakmarrje personale e tij e mbështetur në argumenta të deklaratave të vazhdueshme të Ramës ndaj zotit.Imami. Duke marrë në konsideratë më pas edhe prononcimet e tij gjatë eventeve kryesore ose të themi gjatë atyre që janë sukseset e kësaj qeverisje, brenda tyre zoti Imami ka një firmë shumë të rëndësishme. Sikurse kemi një artikulim të fortë të tij gjatë ekzistencës si Ministër, është nga Ministrat më të artikuluar edhe përkundrejt opozitës, specifikisht në ngjarjen e 21 janarit, ka pasur edhe akuza nga Rama që në zbatim të paranojës së tij pretendonte për përgjime që i janë bërë opozitës. Mbaj mend që kam pasur dhe një prononcim për rastin e përgjimeve ku kam thënë se fakti që Rama shqetësohet për përgjimet do të thotë se ka pasur një skenar. Sepse ai që përgjohet është skenari dhe ai që doli është skenari.MM ka mbrojtur vazhdimisht variantin e saj që përgjime nuk ka pasur dhe realisht nuk ka pasur. Rama evoluoi në deklaratat e tij, edhe në parlament është prononcuar për këtë lloj hakmarrje, duke ju drejtuar edhe në mënyrë individuale zotit. Imami. Por në prag të marrjes së statusit kandidat , kjo qeverisje patjetër duhet të bëjë një goditje nominative në pjesën qeverisëse për të argumentuar ato akuza që i artikuloi gjatë kohës që ishte në opozitë. Ai filloi të hapë informacionin dërrmues se do akuzohen Ministrat me qëllim përhapjen e një klime paniku dhe parapregatitjen e opinionit publik në mënyrë që reagimet të fashiten.Duhet patjetër që të akuzohet një Ministër me qëllim që kjo qeverisje të dëshmojë se është shumë e zellshme në luftën kundër korrupsionit” tha ai.Referuar akuzës së bërë publike nga Ministrja Mimi Kodheli, Boçi përveçse e konsideron të paprecentë si rast, thekson se Krymeministri dhe Ministrja bëjnë dhe rolin e prokurorit edhe të gjykatës. Sipas tij deklarata e Ministres se faktet janë të mirëpregatitura është një presion i qartë ndaj organeve të pavarura.“Sot jemi para kësaj akuze që nga mënyra si është paraqitur Rama bën dhe rolin e prokurorit edhe rolin e gjykatësit, sikundër e bën edhe Ministrja e Mbrojtjes. Po vendoset një lloj etike e papranueshme që një pasardhës akuzon në këtë lloj forme paraardhësin, është hera e parë që ndodh në ndërrimin suksesiv të qeverive në Shqipëri. Por gjërat do dalin më vonë pasi akuzat do domentohen dhe janë krejtësisht politike. Pjesa e bërjes së prokurorit dhe gjykatësit shprehet dhe në terma, psh zonja Ministre është shprehur se faktet janë të mirëpregatitura dhe të pakontestueshme, kjo bën që të shohësh realitetin me sy tjetër, i bëhet presion njëkohësisht organeve të pavarura dhe pjesa e qeverisë dhe Ramës dalin në pozitën e gjykuesit dhe të marrjes së vendimit. Pasi është e drejta e çdo institucioni të ndërtojë një padi ndaj personave të caktuar, ndaj institucioneve me qëllim që Prokuroria të vihet në lëvizje dhe është ajo që bën pastaj formulimin e kallëzimin të bërë nga organi përkatës dhe verdiktin në fund fare e jep gjykata. Dhe askush s’mund të thotë që mbi bazën e dyshimeve të ngritura të japë dhe përfundimin por nuk është një lapsus as mendor dhe as linguistik, është i mirëstudiuar me qëllime të caktuara. Nga njëra anë të bëjë të ditur për opinionin që faktet për Ministrin janë të tilla që nuk mund të kapërcehen dhe nga ana tjetërpas një parahistorie sulmi ndaj drejtësisë ti bëjë presion që të mos lëvizë nga përfundimi që kanë arritur në mënyrë të parakohshme togëfjalëshi Rama-Kodheli. Nëse e shohim këtë mënyrë ndërtimi dhe arsyetimi, normal që akuzat janë politike”deklaroi deputeti i PD.Për Boçin e gjithë kjo situatë nuk është tjetër veçse një show politik, por nëse Kryeministri e ka vërtet luftën ndaj korrupsionit, deputeti demokrat ka disa sugjerime për Ramën:“Nëse Rama do tregonte zellin e tij për të luftuar korrupsionin shumë mirë ta niste nga qeverisja madje të gjente dhe mënyrë më adekuate dhe më të përshtatshme që të bindte opinionin publik dhe pjesën e Europës që ai ka dëshirë të luftojë korrupsionin. Shumë mirë mund të zgjidhte një Ministër që edhe sot e ka në krah që ka qenë në periudhën e qeverisjes së PD, një nga ato Ministra që vetë e ka akuzuar.Mbaj mend në seancat e parafundit, është ndërtuar një situatë aspak normale në parlament, janë bërë tre interpelanca me një Ministër ku akuzat ndaj tij kanë qenë në formën e breshërive. Ose të akuzonte ato Ministra për një sitem për të cilin ai akuzon vazhdimisht, sistemi shëndetësor ka qenë në përkujdesjen totale të LSI. Ose nëse flet për emërime korruptive në MPJ atëherë të marrë në shqyrtim punën e Ministrave të LSI në këtë Ministri. Unë nuk po e orientoj punën e tij, por për të rritur shkallën e besueshmërisë para publikut dhe Europës ai duhet të kishte zgjedhur hapa të kujdesshëm. Nga ana tjetër pjesa e luftës kundër korrupsionit nuk mund të banalizohet në raste konkrete, sado big të jenë emrat që mund të artikulohen me akuza. Këtu bëhet fjalë për aplikimin e një drejtësie selektive që është e drejtuar për nga opozita dhe jo brenda vetes. Lufta kundër korrupsionit është e besueshme kur ke një refleksion të vetëvetes dhe më pas në kampin tjetër. Këtë moral nuk mund ta shesë dot Rama pasi në përceptimin politik të opozitës aktuale dhe publikut renditet si një ndër njerëzit më të korruptuar. Dhe Rama të mos përdorë shprehjet që do ta bëjmë Vlorën si Lana, se Lana nuk është lumi Jordan dhe të shërbejë për larjen e mëkateve të zotit Rama. Është ai që është akuzuar për ato akuza që ngre sot, për dhëni lejesh ndërtimi abuzive, stimulime të firmave të caktuara, per reklamat e bashkisë dhe raste të tjera” tha më tej ai.Kreu i PD-së për Elbasanin shkon më tej në arsyetim, duke mos e parë renditjen e emrave të zyrtarëve në tavolinën e korrupsionit si kusht kryesor për marrjen e statusit. Sepse nëse do të ishte diçka e tillë, sipas tij Shqipëria nuk kishte pse të humbte kaq shumë kohë, ku qeveria Berisha me plotësimin e 12 kushteve të tjera fare mirë mund ta bënte “kurban” Ramën.“Pjesa tjetër e komportimit të Europës në raport me luftën kundër korrupsionit, deri sa rekomandimi u miratua, sigurisht që ka pasur progres në luftën kundër korrupsionit, është proçes i gjatë që kërkon reforma strukturore. Ai duhet të impostohet me reforma bindëse. Nëse do ishte ky kushti kryesor që në tavolinën e korrupsionit të renditeshin emra zyrtarësh, ne si qeverisje meqenëse 12 kushtet i kishim plotësuar për ne ishte shumë e lehtë para tre vitesh kur statusi u dha me kusht të bënim një big arrestim, të Ramës psh. U treguam më shumë europianë seç duhet. Luftimi i korrupsionit nuk është çështje emrash, por duhet një luftë kapilare”.Deputeti Luçiano Boçi apeloi Kryeministrin ti japë fund showt të akuzave, pasi sipa tij shqiptarët janë ngopur duke goditur njëri-tjetrin.“Nëse i referohemi administratës, është ajo që reflekton trendin korruptiv, një administratë politike që po ndërtohet sot padyshim që nuk mund të jetë në shërbim të qytetarit. Pra Rama ka shumë hapësira për të bërë një proçes antikorrupsion, të cilin ne ja dhamë të gatshëm dhe i duhet vetëm ta shtyjë përpara. Rama është i fokusuar në goditjen e simboleve pozitive të PD. Qeveria nuk ka asnjë transparencë në vendimarrje. Nëse do kishte sinqeritet ta nisë brenda kabinetit të tij dhe do kishte edhe mirëkuptimin e opozitës për akuza të drejta dhe jo politike si këto për Zotin Imami. Kërkoj që këtij show akuzash ti jepet fund, shqiptarët janë ngopur duke goditur njëri-tjetrin . Ky kanibalizëm politik është shtrirë edhe në elitën politike. Sot unë mbart revoltën e qytetarëve të Elbasanit që largohen nga puna pa asnjë motivacion nga drejtoritë e të gjitha niveleve, në mënyrë sarkastike i kërkohet dorëheqje edhe sanitares dhe rojes” përfundoi Boçi.