Bllokohet në portin e Durrësit kamioni me 851 kg drogë, në pranga poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2013, 22:38
Porti i Durrësit vijon të jetë vend tranzit për transportimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Policia portuale ka sekuestruar mbrëmjen e sotme një sasi prej 850.56 kilogram drogë, e llojit Canabis Sativa, në një kamion i cili kishte për destinacion Italinë.Sipas policisë kamioni me targa AA942CT u kontrollua para hyrjes në traget, i cili do të nisej në orën 23:00, ndërsa lënda narkotike e paketuar në kuti kartoni dhe e mbështjellë me letër natriban ishte fshehur ne tapicerinë e kamionit.Uniformat blu kanë shoqëruar në polici drejtuesine mjetit shtetasin Ilir Dyrmishi, 35 vjeç nga qyteti i Beratit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.