Dhuna në familje, statistika në rritje në qarkun e Kukësit
Aktivitetet apo projektet në kuadër të luftës kundër dhunës në familje duket se nuk po shërbejnë për asgjë, pasi ky fenomen njeh vetëm rritje, të pakten sa i përket qarkut të Kukësit.Bazuar vetëm në rastet e denoncuara, kryesisht nga femrat, numri i tyre është dyfishuar krahasur me vitet e mëparshme. Ky fenomen negativ, ka detyruar drejtuesit e institucioneve lokale në Kukës, duke përfshirë jo vetëm Bashkinë por edhe Gjykatën, ngritjen e një qendre trajtimi ku do të ofrohej mbështetje për këtë kategori personash.Dhuna në familje në Qarkun e Kukësit nuk ka përjashtuar as atë ndaj fëmijëve, ku në shumicën e rasteve janë kushtet ekonomiko-sociale të familjeve shqiptare, të cilat kthehen në faktorin kryesor të këtij fenomeni negativ, për të cilin janë denoncuar 14 raste vetëm për këtë vit.Statistikat mendohet të jenë shumë herë më të larta, pasi jo të gjitha rastet bëhen publike apo denoncohen, kjo edhe për vetë mentalitetin që mbizotëron në familjet shqiptare, apo në zona të caktuara.