Të drejtat e njeriut, ekspozitë me punimet e të dënuarve nga qelia
Një pikturë për paqen edhe pse pas hekurave, një tjetër për fantazinë si qytetare e lirë dhe malli për vendlindjen, Shëngjinin. Këto janë pikturat e Dorina Carës, e cila vuan në sistemin e paraburgimit në Tiranë. 27- vjeçarja ka pikturuar përgjatë 18 muajve që ndodhet pas hekurave dhe ka dëshirë që këto piktura ti shesë.Dhe derisa Dorina të fitojë lirinë do të vazhdojë të pikturojë. Autoritetet e Drejtorisë së Burgjeve thanë se këto institucione kanë nevojë të reformohen që të burgosurit të trajtohen më mirë dhe të monitorohen punonjësit.Ndërkohë nga institucionet e riedukimit të miturit nëpërmjet kulturës dhe artit interpretuan pjesë ku shkelen të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe dhuna që ndodh në burgje. Ekspeociatat dhe punimet artizanale u ekspozuan në ambjetet e Muzeut Historik Kombëtar.