Gjirokastër, kapen 3 kg marijuanë, arrestohet shpërndarësi
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 3 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar në flagrance edhe shpërndarësin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar 20-vjeçarin Fatos Lita nga Dibra pasi është kapur me një çantë të mbushur me lëndë narkotike.Sipas policisë, arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur Ura e Lumit në Gjirokastër në momentin kur 20-vjeçari kishte zbritur nga furgoni dhe po priste makinë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës.Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës u gjetën dy pako të mbështjella me letër natriban , me peshë 1.5 kilogramë secila, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike mariuanë gjithësej rreth 3 kilogramë.Sipas policisë, i riu e kishte futur lëndën narkotike në një çantë shpine të vjetër ku mbante vegla pune ndërtimi me qëllim që të mos binte në sy që transportonte lëndë narkotike.Mësohet se 20-vjeçari e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shiste në sasi të vogla në lokale nate në Tiranë.