Dy aksidente rrugore në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i dy aksidenteve rrugore të ndodhura mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e "21 dhjetorit" në kryeqytet ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me dy automjete të tjera.Menjëherë personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e "Brrylit" ku 4 automjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 2 persona.Sipas policisë dy makina janë përplasur në lëvizje ndërsa dy makinat e tjera kanë qenë të parkuara.Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia e kryeqytetit po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve në të dyja aksidentet rrugore.