Elbasan, 7 të arrestuar për vepra të ndryshme penale
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e disa persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 43-vjeçari Ilir Bela, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas policisë Bela nën ndikimin e alkoolit ka dhunuarbashkëshorten 33-vjeçare O.Bela.Gjithashtu policia e Gramshit ka ndaluar 31-vjeçarin Ilir Kokomeci i cili ishte në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar 31-vjeçarin me 3 muaj burg për vjedhje.Ndërkohë policia ka arrestuar Ermir Bodorrin i cili ishte i dënuar me një vit burg për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë janë arrestuar edhe shtetasit Ilir Elezi, i dënuar me 4 muaj burg për falsifikim dokumentash dhe Gugash Çelënin, i dënuar me 8 muaj burg për falsifikim dokumentash shëndetësore.Gjithashtu policisë ka arrestuar edhe shtetasit Petrit Buzra dhe Gëzim Topi, të cilët ishin dënuar me nga 8 muaj burg për shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje.