100 vjetori i pavarësisë, koncert në Pallatin e Kongreseve dhe sheshin “Nënë Tereza”
Në Pallatin e Kongreseve është mbajtur koncerti jubilar "Rrugëtimi i Kombit", në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, ku kanë interpretuar artistët shqiptarë me famë botëroret.Në një skenografi madhështore kuq e zi të Pallatit të Kongreseve, me në qëndër flamurin kombëtar që valvitet, u interpretua i pari Himni Kombëtar e më pas këngë të tjera patriotike, nën dirigjimin orkestral të 100 instrumentistëve nga Zhani Ciko.Mes këngëtarëve të shumtë operistikë që performuan në këtë koncert, ishte dhe sopranoja e njohur Inva Mula, që nuk ka munguar me prezencën e saj në këtë përvjetor jubilar.Më pas festimet janë zhvendosur në sheshin “Nene Tereza” me koncertin e madh festiv për 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise, duke shënuar kështu dhe kulminacionin e kremtimeve të kësaj dite të shënuar për mbarë kombin shqiptar.Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin si asnjëherë tjetër dhe pse moti kryenec nuk e ka favorizuar shumë me reshjet e shiut, duke e gdhire keshtu nen tingujt e muzikes te kengetareve me sukseshem nga te gjitha trevat shqiptare. Pjesë e koncertit ishte dhe kengetarja shqiptare me fame boterore, Rita Ora.