Statusi, Fini apel politikës: Nëse nuk miratohen ligjet, rrezikoni 2 vjet kohë

Nëse nuk miratohen ligjet, rrezikoni 2 vjet kohë. Ka qenë kjo këmbana e alarmit e përcjellur nga kreu i senatit italian, Gianfranco Fini, lidhur me miratimin e tre ligjeve me 3/5 të përcaktuara nga KE për marrjen e statusit kandidat. Duke folur me gazetarët në Ambasadën italiane në vendin tonë, Fini ka preferuar të mos vërë gishtin lidhur me përgjegjësin e këtij bllokimi të reformave, por ka theksuar faktin se nëse këto ligje nuk miratohen tani, atëherë do të kalojnë për miratim pas zgjedhjeve 2013 dhe BE i merr në shqyrtim fillimin e vitit 2014.“Nuk gjykoj nëse ka të drejtë opozita apo jo, nuk ndërhyj në politikën e brendshme të Shqipërisë. Por nëse s'miratohen tani, kalojnë pas zgjedhjeve 2013, ku në këtë rast i voton parlamenti i ri shqiptar. Ndërkaq BE i merr në shqyrtim fillimin e vitit 2014. Ne mbështesim përpjekjet e qevererisë për intergrimin” ka deklaruar ai.Gianfranco Fini gjendet në Shqipëri në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.