Emërohet Dr. Arsimit Dibër, Drini Gjeci u përzgjodh mes 5 kandidatëve

Drini Gjeci eshte perzgjedhur mes 5 kandidaturave per te drejtuar arsimin ne qarkun e Dibres.Gjate prezantimit te programeve te kandidateve, ka qene e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila eshte shprehur se ka ardhe koha qe arsimi te qendroje larg ngjyrave te politikes dhe te perkushtohet ne problemet e shumta me te cilat hasen stafet pedagogjike dhe nxenesit e shkollave, duke siguruar keshtu, nje te ardhme per rinine shqiptare e cila duhet te perfaqesohet dhe te konkuroje me dinjitet ne tregun e punes ne Europe.Perzgjedhja e Drini Gjecit si numri nje i arsimit ne Diber, eshte bere ne ballafaqim, i cili u ndoq edhe nga nje numer i larte prinderish dhe qytetaresh te Dibres.