Pa strehë dhe pa të ardhura, familja Përdoda apelon në Ora News për ndihmë

Ne kete rulot me siperfaqe 10 metra katrorë jetojne 5 pjestare te nje familje ne fshatin Tresh te Lezhes. Ne kushte teper te veshtira dhe pa asnje te ardhur, Drita Perdoda, rrit 4 femijet e saj, me i madhi 14 vjeç, ndersa me e vogla ne moshe eshte kjo vogelushe 5-vjeçare.Pas ndarjes me bashkëshortin, kryefamiljarja eshte vendosur ne fshatin Tresh, pikerisht ne token e kishes, ku jane qendrojne provizorisht aty dhe pa asnje shprese per te ardhmen.Pa asnje krah pune, ndihme ekonomike e cila mungon prej 6 muajsh, duket se po ndikojne edhe ne arsimimin e femijeve te cilet çdo dite e me tepër jane duke u larguar nga bankat e shkolles.Ne keto kushte aspak normale, Drita Perdoda, kerkon mbeshtje nje strehez ku te fuse femijet e saj dhe nje pune sado të vogel, per te siguruar te ardhura te cilat do te sherbejne per mbijetese.Femijet e familjes Perdoda ne Tresh te Lezhes deshirojne te jene ndryshe, por kjo tashme eshte e varur teresisht ne duart e te tjereve. Ata tashme i dine veshtirësite, ndaj kerkojne ndihme.Kjo pamje rralle here mund te gjeje rast te dyte, ndaj kerkohet reagim aq sa institucional, aq edhe njerezor e human. Keta femije jane te pafajshem, por kurrsesi s’mund te jene si gjithe te tjeret.