Prodhimi i domateve në Lushnje, prodhimi nuk vlerësohet për cilësinë që ka

Fermeret e Lushnjes qe kultivojne perime ne ambjente te mbrojtura, po perballen me çmime te uleta te tregtimit te prodhimit. Edhe pse cilesia e perimeve ne rrethin e lushnjes eshte nga me te lartat, kerkesa ne treg eshte e ulet dhe kjo sjell shpesh here tregtim te prodhimit nen kosto.Alfred Hidi, eshte nje nga emigrantet e kthyer, ku kursimet i ka investuar ne sera dhe kultivimin e domates se vone. Edhe pse prodhimin e tij e marrin tregtare qe e perdorin per eksport, çmimi eshte fare pak me i larte sesa ai i tregut vendor. Domatja aktualisht tregtohet ne Bullgari dhe nuk ka asnje reklamim per cilesine, madje pelqehet shume, por çmimi eshte teper i ulet.Te tille prodhim kane dhe shume fermere te zones,  por ne mungese te tregut te sigurte fitimet e fermereve mbeten teper te uleta krahasuar me vende te tjera te rajonit. Sipas fermereve, planifikimi dhe nderhyrja e shtetit mund te kontribuoje ne rritjen e fitimeve per fermeret qe kultivojne perime ne sera.