“Lufta” për mbijetesë e taksive Fier, 200 taksi punojnë pa liçensë
Konkurenca e pandershme eshte kthyer ne shqetesimin kryesor te drejtuesve te automjetve taksi ne Fier.Kreu i Sindikatave te Bashkuara per rajonin e jugut, Agron Koçiu, ben me dije se jane 98 automjete taksi te liçensuara ne bashkine Fier, ne nje kohe qe numri i taksive te cilat punojne pa dokumentat e duhur eshte mbi 200.Per ti dhene zgjidhje ketij shqetesimi, Koçiu ka bere me dije se i eshte derguar nje kerkese prefektures Fier per marrjen e masave, por deri tani nuk ka patur asnje reagim nga ky institucion.Prej shumë vitesh shoqata e taksistëve proteston në mënyrë të vazhdueshme, pasi ata çdo ditë, përveç rrezikut qe ka vete ky profil pune, përballen edhe me konkurencën e pandershme, e cila po falimenton pjesen me te madhe te taksive, te cilat disponojne dokumentacionet e kerkuara nga ligji dhe paguajne detyrimet financiare ashtu siç ai i parashikon.