Ekonomia shqiptare në B1, Moody's: Situata mbetet e qëndrueshme
Ekonomia shqiptare vazhdon ti rezistojë krizës së Eurozonës, ndërsa është një ekonomi e qëndrueshme. Agjensia e vlerësimit të kreditit Moody's vlerëson se opinion për Shqipërinë mbetet e pandryshueshme, pra Shqipëria ka blerësimin B1.Sipas raportit dy janë faktorët që kanë ndikuar në këtë qëndrueshmëri, janë elasticiteti i ekonomisë së Shqipërisë gjatë krizave financiare të krizës së borxhit në Eurozonë si dhe një përmirësim në kapacitetin e tij institucional, i nxitur kryesisht nga progresi në procesin e pranimit në BE.Raporti thekson se kufizimet e kreditit që vijnë nga nivelet e larta të borxhit në raport me vendet e tjera sjell pasiguri në lidhje me strategjinë afat-mesme të vendit për konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit, pjesë e kësaj pasigurie buron nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013.Agjensia Moody’s thekson gjithashtu se rritja është zvogëluar shumë kohët e fundit dhe do të mbetet e ndrydhur, ndërsa mungon stimuli fiskal i qeverisë. Moody’s pret që progresi në procesin e anëtarësimit në BE të vazhdojë me përmirësime në kapacitetin institucional të vendit. Vlerësimi i fuqisë institucionale të Shqipërisë mbetet i ulët duke reflektuar kryesisht në vend, dhe mbi të gjitha në aspektin e sundimit të ligjit.Ndërsa Moody’s vlerëson elasticitetin e ekonomisë shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve, vlerësimi bëhet me dyshime nga nivelet e larta të borxhit, ku theksohet një paqartësi në konsolidimit fiskal dhe reduktimin e broxhit, sidomos ajo ka të bëjë me privatizimin e mundshëm të kompanisë së naftës, Albpetrol, që do të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave.Edhe pse qeveria po merret me adresimin e problemeve strukturore të ekonomisë, më shumë progres kërkohet nga agjencia e vlerësimit të kreditit . Moody’s konsideron si emergjente përmirësimet në ndërtimin e institucioneve, duke përfshirë efikasitetin në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, si dhe një plan për mbajtjen e borxhit nën kontroll.