Komisioni i ligjeve kalon në parim projektbuxhetin e 2013-ës
Opozita voton kundër propjektbuxhetit të propozuar nga qeveria për 2013-ën. Pas shqyrtimit në komisonin e ligjeve, projektbuxheti është miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës pasi socialistët ngritën dorën kundër.Deputeti socialist Bashkim Fino, e cilësoi buxhetin si më të dobëtin ndër vite. Sipaas tij, qeveria aktuale po tenton ti lërë asaj pasardhëse një gropë të zezë në ekonomi. Deputetët e opozitës kundërshtuan edhë nenin 15 të buxhetit ku përcaktohet zbritja e fondeve të bashkive e komunave, me qëllim shlyerjen e borxheve që ujësjellësat i kanë CEZ-it.Ministria e financave nga ana tjetër doli në mbrojtje të vendimit për të rritur nivelin e broxhit publik mbi 60% ndonëse tha se ishte e painformuar nëse për këtë vendim qeveria ishte konsultuar me FMN-në dhe BB-në.Duke iu përgjigjur deputetit Pandeli Majko, përfaqësueja e ministrisë së fianancave Mimoza Dhëmbi tha se po punohet për ti bërë ballë një skenari negativ në rast largimi të CEZ-it