Tiranë, zjarr në një banesë te rruga "Mine Peza"

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza” ku një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në rrethana ende të panjohura.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.