Opozita: SHIU mbart kompetenca që i takojnë SHISH-it

Agjensia e e Intiligjencës dhe mbrojtjes e cila do të zëvendësojë SHIU-n ka më tepër kompetenca sa i takojnë dhe rrezikon të kthehet në një shërbim informativ paralel në shërbim të qeverisë.Ky ishte shqetësimi që ngritën deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë ku po diskutohet projektligji për këtë agjensi.Për deputetët e opozitës Ilir Gjoni dhe Gazmir Bizhga u shprehen se ligji është miratuar me shpejtësi në mënyrë që kjo agjensi të përdoret nga ministri i mbrojtjes, pasi ai ka pushtet të plotë mbi të.Ndërsa relatori i këtij projketligji Fatos Hoxha u shpreh se këto janë aludime politike, pasi projketligji është konsultuar me specialistët dhe aleatët e Shqipërisë.Ndërkohë gjatë diskutimeve mbi nenet e projektligjeve u ra dokord për ndryshimn e disa pikave dhe u vendos që drejtori i kësaj agjensie duhet të jetë ushtarak.