100 vjetori, festë me këngë e valle në fshatin SOS
Festime për 100-vjetorin e pavarësisë ka sjellë edhe Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve shqiptarë duke shtuar gëzimin në sytë e këtyre fëmijëve, të cilët për një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të jetojnë me prindërit e tyre.Në një koncert të organizuar me kengë, valle, poezi dhe shfaqe të ndryshme ka nderuar me pjesëmarrjen edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili tha se ky 100-vjetor do të shërbejë për të menduar edhe për të ardhmen e këtyre fëmijëve.Gjithashtu në këtë festë ka përshëndetur edhe drejtoresha nacionale e SOS Fshatërave të Fëmijëve, Teuta Shkela.Ceremonia festive ka vijuar me plot surpriza. Ndër të cilat, ishte edhe hapja e shtëpisë së librit Hermel Mayer në familjen e madhe SOS.Gjithashtu në shenjë mirënjohjeje i është dhuruar certefikatë nderi një prej themeluesve të kësaj shoqate, SHpresa Bregu , e cila ka marë titullin "Mik i Dashur " për përkushtimin e saj afatgjatë.