Tiranë, e zë korenti, vdes 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka humbur jetën sot në kryeqytet pasi e ka zënë korenti.Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë maternitetit të ri “Koço Glozheni”.Sipas policisë viktima është 15- vjeçari me inicialet F. T. ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.