Panairi Klik Ekspo Group, interes për firmat kosovare e kineze

Dita e dytë e edicionit të 19-të panairit ndërkombëtar të Tiranës Klik Ekspo Group, ka tërhequr shumë vizitorë, jo vetëm nga trevat shqiptare, por edhe jashtë saj. Ndër 400 bizneset të cilat janë bërë pjesë e këtij panairi, vëmëndje i është kushtuar bashkëpunimit me Kosovën.Paraqitja në mënyrën më dinjitoze e Mabetex Group, ka afruar në stendën e saj shumë kureshtarë dhe të interesuar. Puna e Mabetex Group është tashmë e njohur jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Rusi, Gjermani, Zvicer etj, për të gjithë projektet gjigande inxhinierike dhe kontributit humanitar. Drejtori ekzekutiv i saj, Valon Lluka, theksoi bizneset dhe arritjet e Mabetex Group ndër këto 21 vite.Gjithashtu si edhe në vitin e ardhshëm, një rëndësi i është kushtuar edhe bashkëpunimit me Kinën, ku këtë vit ajo përfaqesohet nga grupi i qytetit të Shangait, zonës së Pudong. Pavjoni i Shangait, ka zënë një pjesë të rëndësishme të këtij panairi, përmes mbi 10 stendave të saj, në të cilat kryesisht është fokusuar dhe inxhinieria.Panairi Klik Ekspo Group, ka shërbyer dhe shërben si një urë lidhëse me të gjithë vendet që bëhen pjesë e tij, duke bërë të mundur për publikun një informim për të investuar te më të mirët.