Reshat Arbana, paraqet albumin "Nderi Kombit"

Aktori i mirënjohur shqiptar, i cili mban në karrierën e tij një sërë medaljesh, Reshat  Arbana vjen me një përmbledhje të krijimtarisë së tij me albumin "Nderi Kombit".Aktori i dhjetra e dhjetra roleve në skenën e filmit dhe të Teatrit Shqiptar, ka përmbledhur në këtë album krijimet më të mira dhe performancat e tij më kryesore.Në ceremoninë e promovimit të albumit të aktorit merrnin pjesë të ftuar të shumtë, personalitete të jetës publike e  mediatike në vend, aktorë, adhurues të  fjalës dhe të veprës së Reshat Arbanës , miq e familjarë.Reshat Arbana ka luajtur një sërë rolesh në skenën kinematografike dhe të Teatrit Shqiptar. Ndër rolet më të spikatura në film janë Samiu tek "Fijet që priten", Prefekti tek "Gjeneral gramafoni" Bimbashi tek "Liri a vdekje" ,  Isa Boletini tek "Nëntori i dytë" Ahmeti tek "Dora e ngrohtë" Adnani tek "Hije që mbeten pas", Aliu tek "Binarët" 7, Emili tek "Rikonstruksioni" e shumë role të tjera.