100 vjetori, Presidenti italian Napolitano uron Presidentin Nishani
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit te Republikës Bujar Nishani me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Napolitano ndërsa vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy palëve, shpreh mbështetjen e Italisë në rrugën integruese të Shqipërisë.“Me rastin e festës kombëtare e në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dëshuroj t'Ju formuloj, në emrin tim personal dhe të popullit italian urimet më të mira për begatinë e kombit mik shqiptar. Historia e Popujve tanë është ngushtësisht e lidhur prej kohërave të lashta. Sot marrëdhëniet tona të veçanta e të ngushta bazohen në vlera e synime të përbashkëta si dhë në angazhimin tonë të përbashkët në forumet ndërkombëtare në gjirin e Aleancës së Atlantikut. Dëshiroj t'Ju përgëzoj për sukseset e arritura nga Shqipëria në kuadër të procesit të përafrimit në Bashkimin Europian. Italia mbështet dhe përkrah vijimin e këtij rrugëtimi virtuoz. Me këto ndjenja Ju shpreh urimet më të ngrohta e të përzemërta për mirëqenien Tuaj dhe të Popullit shqiptar” thuhet në mesazhin e Presidentit italian.