Bashkia, CD me këngë patriotike për nxënësit

Një CD me këngë patriotike për ti përcjellë brezave këtë trashëgimi popullore si një nga thesaret më të bukura artistike në të cilën ka ecur vendi.Në 36 këngë patriotike, CD do të shpërndahet falas në Tiranë. Në një skenë të improviauar në rrugën Murat  Toptani, atmosfera u ndez nga kjo këngët dhe kërcimet e të rinjëve. Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se motoja e kësaj feste të madhe të vendit është bashkim dhe jo përçarje.“Një nga gjërat që i ka dhënë kuptim festës është mënyra se si e kanë vlerësuar qytetarët anembanë trojeve, e kanë kthyer këtë festë nga një festë zyrtare në festën e qytetarëve” tha Basha.Për të dytin vit rradhazi  panairi “Blej shqip” vazhdon të ngjallë interes tek qytetarët. Kryeqytetasit kanë dhënë mendimin e tyre si dhe kanë parë me kureshtje të gjitha produktet dhe stolitë e ekspozuar në të.Panairi shërben edhe si një përvojë e mirë e biznesve të cilët reklamojnë produktet e tyre ndërsa në anën tjetër ajo që bie në sy, pëveç  flamujve dhe bluzave kuq e zi janë edhe produktet artizanale  dhe kostumet popullore nga të gjitha trevat shqiptare.