Investimet greke në Shqipëri, Jakaj: Kanë njohur rritje pavarësisht krizës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2012, 16:34
Pavarësisht krizës që ka përfshirë Eurozonën dhe veçanërisht Greqinë, investimet helene vazhdojnë të jenë prezent dhe janë të interesuar për të investuar në vendin tonë.Kështu u shpreh Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë gjatë një takimi me Magdalini Karkoli, sekretaren e përgjithshme në ministrinë e jashtme greke.“Greqia është ndër partnerët tanë strategjikë, jo vetëm që s’kemi pësuar rënie, por kemi kërkesa të vazhdueshme për produktet” tha Jaka.Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që biznesi shqiptar ka me atë grek dhe mbi mundësitë e shtimit të investime greke në Shqipëri.