RTV "Ora News" merr "Shqiponjën e artë" nga Klik Ekspo Group
”Klik Ekspo Group” i akordon medaljen “Shqiponja e artë” RTV “Ora News”. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtij çmimi për presidentin e Rtv "Ora News" Ylli Ndroqi, presidenti i ”Klik Ekspo Group” Luan Muhametaj, tha se çmimi i akordohet këtij televizioni pasi ka një kontribut të veçantë në transmetimet direkte të të gjitha aktivieteve si edhe për shpejtësinë e përcjelljes së informacioneve për teleshikuesit.Presidenti i Rtv "Ora News" Ylli Ndroqi tha në fjalën e tij se ky vlerësim i dedikohet stafit të radiotelevizionit "Ora News", që është i angazhuar 24 orë në ditë me transmetimet direkte. Zoti Ndroqi tha se ky çmim merr një vlerë të veçantë në këtë valë festimesh për vendin.”Klik Ekspo Group” i ka akorduar gjithashtu medaljen “Shqiponja e artë” presidentit të hotel Rogner, për kontributin që i ka dhënë zhvillimit të biznesit në Shqipëri.Po ashtu ”Klik Ekspo Group” ka nderuar me medalje edhe përfaqësues të biznesit dhe të medias, gazetaren Sonila Meco etj.