Pezullohet nga detyra polici që dhunoi të miturin
Policia e shtetit pezullon nga puna punonjësin e policisë që dhunoi të miturin.Në një deklaratë për mediat, policia e shtetit njofton se "menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të kryera nga një punonjës policie gjatë shoqërimit të një të mituri, është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi".Ndërkohë, ndaj tij, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës.Policia e Shtetit garanton opinionin publik se, si një shërbim në ndihmë të komunitetit, është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit publik në respekt të plotë të ligjit dhe të lirive e të drejtave të qytetarëve dhe nuk do të tolerohet asnjë shkelje apo abuzim nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, por ndaj tyre do të merren masat e parashikuara në ligj.