BSH apel politikës: Të vendosen rregulla të qarta fiskale
Banka e Shqipërisë i kërkon politikës shqiptare të ulet e të vendosë rregulla të qarta fiskale duke apeluar njëkohësisht për uljen sa më shpejt të borxhit publik.Në një kohë që në parlament po disktutohet ndryshimi i ligjit për kufirin e borxhit publik, guvernatori Ardian Fullani ka qenë i qartë në kërkesën e BSH-së që borxhi dhe inflacioni të jenë në nivel të ulët.Guverntaori i Bankës së Shqipërisë tha se të dhënat e 3 mujorit të fundit dëshmojnë për një rritje pozitive por të ngadaltë të ekonomisë, duke renditur sektorët e industrisë e bujqësisë si faktorët që kanë ndikuar në rritje, ndërsa ndërtimi tha ai mbetet larg rimëkëmbjes.Referuar shpenzimeve publike në 10 muaj, Fullani tha se janë ulur me 0.2% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandrushuar normën bazë të interesit në nivelin 4%.