SHKB nis hetimet për policin që dhunoi të miturin
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet ndaj një punonjësi policie i cili akuzohet për dhunë ndaj një adoleshenti.Lajmi është konfirmuar nga burime brenda ministrisë së Brendshme të cilat theksojnë se SHKB-ja ka nisur hetimet pas kërkesës së ministrisë.Ministri e Brendshme ka deklaruar se nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me detyrën të efektivit të policisë.Një video amatore e cila u publikuar në internet paraqeste një punonjës policie I cili ushtronte dhunë ndaj një adoleshenti.Në pamjet e ofruara nga një kamera amatore që qarkullon në rrjetet sociale në internet duket që i riu në fjalë, ka tentuar të heqë një flamur nga ato të vendosura në rrugë në zonën e ish-bllokut.Por ne këtë moment është ndaluar nga policia, e cila përveçse e ka prangosur atë, ka ushtruar edhe dhunë.