Rikonstruktohet oborri i Presidencës, Nishani: Presidenca e hapur për qytetarët

Vetëm një ditë përpara përvjetorit jubilar është përuruar oborri i institucionit më të lartë në vendin tonë, ai i Presidencës . Në një ceremoni, enkas për këtë ngjarje është bërë kështu dhe mbyllja e punimeve te rikonstruksionit te oborrit dhe ambienteve te Presidences. Presidenti Nishani në fjalën e tij, falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin në realizimin e punimeve, ndërsa siguroi të gjithë qytetarët se ky institucion ashtu sic mori një faqe të re në fasadën e tij, ashtu do të jetë edhe nga funksioni që do të kryejë, duke e bërë të hapur për cdo qytetar që ka interes dhe dëshiron të vizitojë jo vetëm ambjentet e jashtme por edhe ato të brendshme.“Presidenti dhe stafi menduan që të punojnë gjatë këtyre ditëve, ti japim një imazh të ri ndërtesës së Presidencës, kopshtit, si simboli i Kreut të Shtetit, si institucioni kryesor i vendit. Gjej rastin të falenderoj donatorët që bënë të mundur një imazh kaq të këndshëm, estetik për Presidencën. Faleminderit atyre që dhuruan një ulli 450 vjeçar. Skulptorin e talentuar që dhuroi skulpturën. Bashkinë e Tiranës, zotin Basha, i cili mbështeti idenë e Presidentit.Unë dua t’ju siguroj këtu se të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të shijojnë dhe admirojnë institucionin ne do të hapim dyert e Presidencës për ta, në mënyrë që ato të jenë të prekshme dhe të vizitueshme prej tyre” tha ai.Ndërkaq Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për tu përcjellur të gjithë shqiptarëve urimin për 100 vjetorin e pavarësisë.