100-vjetori, vijojnë festimet në Vlorë dhe Tiranë

Vijon dita e dytë e festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Festimet gjatë ditës së sotme do të përqëndrohen në qytetin e Vlorës ku do të përurohet edhe shtatorja e Ismail Qemalit  në sheshin para godinës së universitetit që mban të njëjtin emër.Pasditen e sotme Vlorën do ta vizitojnë edhe krerët më të lartë të shtetit si presidenti Bujar Nishani, kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit si dhe Trupi Diplomatik. Në orën 18 30 do të zhvillohet edhe një  koncert festiv me pjesëmarrje trupash artistike nga vendi.Ndërkohë festimet do të vijojnë sot edhe në kryeqytetin shqiptar.  Aktivitetet nisin me një koncert ne këngëtarë të rinj në rrugën “Murat Toptani” si dhe me prezantimin e përmbledhjes me këngë patriotike nga Teatri Metropol.Gjithashtu vazhdon  panairi "Blej Produkte Shqiptare" si dhe do të zhvillohen edhe koncerte me grupe rock dhe  me këngë patriotike.Gjithashtu, presidenti Nishani do të dekorojë albanologun Peter Bartl, këngetaren e madhe nga Kosova Nexhmie Pagarusha dhe sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula.