Tre ambasadorë amerikanë intervistë në “Tonight Ilva Tare”
Tre ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për herë të parë një intervistë historike, në një moment historik dhe festiv për Shqipërinë, në RTV “Ora News”Ish ambasadori William Ryerson, Xhon Withers dhe ambasadori aktual Aleksandër Avrizu, zgjodhën studion e “Tonight Ilva Tare” për të analizuar dy dekada marrëdhënie Shqipëri-SHBAPresidenti i “Ora News” Ylli Ndroqi si dhe nga stafi drejtues i televizionit i uruan mirëseardhjen e rrallë tre ambasadorëve mes emocionesh dhe urimesh për këtë ngjarje jo vetëm për median shqiptare por edhe në historinë e dy vendeve.Ambasadorët që kanë shërbyer në Shqipëri duket se kanë lënë një pjesë të zemrës në këtë vend dhe çdo kujtim nga Shqipëria i emocionon. Kështu ndodhi edhe me dhuratën që Presidenti Ndroqi kishte menduar për ta, një stemë me simbolin e kombit shqiptarët, shqiponjën, me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.Për gati 2 orë në “Tonight Ilva Tare” Rajerson, Withers dhe Arvizu dhanë një intervistë të pandodhur kurrë më parë në mediat shqiptarë. Me plot rrëfime të veçanta dhe këshilla të vlefshme për politikanët dhe popullin shqiptarë.Emocionuese ishte përlotja e ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, Rajerson, i cili në këto 18 vjet larg Shqipërisë e ka ruajtur në mënyrë mbresëlënëse gjuhën shqipe.Edhe përshkrimi i Withers për bujarinë, mençurinë e shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm.Mbresat e Arvizusë nga takimet me shqiptarët dhe udhëtimet nëpër Shqipëri ku mikëpritja e ngrohtë e shqiptarëve reflektohet në pamundësinë qoftë edhe të paguarit një kafe, u përcollën si të rralla në intervistën historike në “Tonight” të 3 ambasadorëve.Për mesazhet dhe komentet mbi zhvillimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve përcjellë nga treshja unike e ambasadorëve emisioni “Tonight Ilva Tare” sonte në oren 21.00 nuk duhet humbur.