Alpha Bank Albania, koncert për 100 vjetorin
Në nderim të personaliteteve të historisë shqiptare, të cilët bënë të mundur festimin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Alpha Bank organizoi në kolegjin grek Arskeio, një koncert festiv.Ishin nxënësit të cilët bënë të mundur me anë të interpretimit të valleve, këngëve dhe vargjeve shqiptare, të tregonin vlerat që ka mbajtur ndër vite kombi jonë. Drejtori i përgjithshëm i A.B, Periklis Droudkas, dhuroi dy bursa studimi për studentet, të cilat janë dalluar për arritje të larta.Gjithashtu drejtori i kolegjit Arsakeio, theksoi vlerat në të cilat duhet të mbështetet brezi i ri, nga të gjithë personazhet historike të cilët kontribuan në vendin tonë.Alpha Bank ka qënë shumë aktive në fushën e përgjegjshmërisë sociale duke mbështetur projekte socilae, kulturore, mjedisore dhe artistike, ku një ndër to është ky koncert i kthyer në një traditë.