Sherr mes të rinjsh, plagoset me thikë 18-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 22:40
Një sherr mes dy të rinjve në kryeqytet ka lënë të plagosur njërin prej tyre. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë rrugës "Pedonale", ku dy të rinj janë konfliktuar mes tyre, sherr ky që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.Kështu një 18 vjecar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, duke e lëndë të plagosur.Ndërkaq i riu është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.