Zbulohet skema e shitjes së ikonave, Prokuroria zbardh detaje të reja nga hetimi
Hetimi i çështjes së ikonave të vjedhura ka hyrë vërtet në faza interesate ku dalëngadalë po zbulohet mënyra sesi funksiononte e gjithë skema nga vjedhja deri tek shitja jashtë vendit të disa prej këtyre veprave të artit.Kështu Prokuroria e Tiranës ka arritur të provojë shitjen e 8 ikonave nga Gjergji Thimo një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër. Kjo vërtetohet nga gjetja e e disa kontratave në shtëpinë e Thimos, ku një ikonë ishte shitur 10 mijë euro, dhe se ky I fundit vazhdonte të shiste veprat pavarësisht se e dinte se ishin të vjedhura.Përveç kësaj Thimo tradhëtohet edhe nga kolegu i tij Arben Spaho edhe ai nën akuzë. Sipas kallëzimit të Spahos, që i është bashkangjitur dosjes, Thimo shiste ikonat e vjedhura. Spaho ka shpjeguar se Thimo I kishte thënë disa herë se ikonat ishin vjedhur në kishat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Korçës e disa në Maqedoni.Sipas kallëzimit, që po vertifikohet, bashkëshortja e Thimos ka mbaruar për pikturë dhe ndërhynte në ikonat duke i ndryshuar autorësinë, aty të vjedhura apo edhe duke i fshirë të dhënat që identifikojnë autorin e ikonës.Prokuroria, sqaroi se në tre raste është dorëzuar në Qendrën e Invetarizimit të trashëgimisë kulturore tre certifikata të falsifikuara dhe të plotësuar nga një profesor, i cili ndodhet në gjendje kome prej tre vitesh, ndërsa me shkresa i vlerësonte ikonat duke i dorëzuar Thimos.Edhe rasti i gjetjes së ikonave në Shkodër, sipas hetimeve, ka rezultuar se janë shitur nga Thimo tek koleksionistët.