Basha: Heshtja e qeverisë për armët kimike arrogancë dhe arbitraritet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me në të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social”Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen të gjithë bashkë e ti thonë ndal arbitraritetit dhe arrogances, ti thonë ndal heshtjes së qeverisë për armët kimike, ti thonë ndal mosllogaridhënies dhe papërgjegjshmërisë.Në këtë postim të tijin Basha shprehet gjithshtu se vetëm vota e lirë garanton transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit. Pa votë të lirë nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Pa votë të lirë ka vetëm arbitraritet dhe arrogancë. Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet. Qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit. Nuk i trembet gjykimit tuaj sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2-mijë leksha.“Të dashur miq, bashkëqytetarë, shqiptarë të të gjitha bindjeve politike,Vetëm vota e lirë garanton transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit. Pa votë të lirë nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Pa votë të lirë ka vetëm arbitraritet dhe arrogancë. Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet. Qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit. Nuk i trembet gjykimit tuaj sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2-mijë leksha.Prandaj është jetike që të ngrihemi të gjithë bashkë e ti themi ndal arbitraritetit dhe arrogancës. Ndal heshtjes për armët kimike. Ndal mosllogaridhënies. Ndal papërgjegjshmërisë.Për të drejtat tona themelore. Për të drejtën e votës së lirë. Për dinjitetin tonë.Nesër në ora 1400 të gjithë së bashku në shesh para kryeministrisë!”, shkruan kreu I Partisë demokratike, Lulzim Basha në “Facebook”.