Zhvillohet testi për krerët e DAR, Nikolla: Përzgjedhje sipas meritokracisë
Nisi sot testimi i kandidatëve të regjistruar për të qenë drejtor të drejtorive arsimore dhe zyrave rajonale në vend.Ndërsa ka ndjekur nga afër testimin, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka rikonfirmuar se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në mënyrë transparente dhe në bazë të meritokracisë.“Do të jetë një garë transparente dhe pasi komisioni përkatës të përzgjedhë kandidatët më të mirë të testimit me shkrim dhe me gojë, zgjedhja e drejtorit që do drejtojë arsimin në 12 qarqet e vendit nuk do të zhvillohet më në ministri. Unë u rikonfirmova kandidatëve se kam hequr dorë për përzgjedhjen e kandidatëve. Teksti është hartur nga komisioni i përbërë nga profesionistë dhe brenda ditës do të kemi edhe përgjigjen që do të jetë transparente dhe do të publikohet në faqen zyrtare të ministrisë” tha Nikolla.Ajo gjithashtu theksoi se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për drejtorët e shkollaveEdhe për drejtorët e shkollave dhe e zyrave arsimore ligji është i qartë dhe ne do ta zbatojmë ligjin. Edhe me drejtorët do të ketë konkurim me komisionet e prindërve, këshillat e mësuesve dhe përfaqësuesit e mësuesve në qarqe” tha Nikolla.Për dy ditë radhazi, përkatësisht të hënën dhe të martën aplikantët do t’u nënshtrohen dy testeve specifike, me shkrim dhe me gojë, rezultatet e të cilëve do të vendosin përfundimisht se cilët do të jenë fituesit, ata të cilët do të vihen në krye të institucioneve arsimore në vend.Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë publikuar prej rreth dy javësh kriteret për pozicionin e drejtorit të drejtoreve arsimore në vend. Përveç kritereve të përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil, kandidatët duhet të kenë mbaruar Master Shkencor për mësuesi. Por ky është veçse një nga kriteret e kërkuara. Përvoja është një tjetër pikë e rëndësishme, ku kërkohen 5 vjet përvojë profesionale dhe menaxhuese brenda fushës.