Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Tahiri-Llalla-Ajazi memorandum bashkëpunimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2013, 16:15
Korrupsioni dhe lufta kundër krimit të organizuar, ka qenë kryefjala e memorandumit të bashkëpunimit midis tre institucioneve shqiptare, asaj të Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ të Shtetit. Marrëveshja u nëshkrua nga krerët e institucioneve, përkatësisht Ministri Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika.Në fjalën e tij Tahiri e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë memorandum, për të bashkërenduar ndërveprimin e institucioneve në luftën kundër paligjshmërisë.
“Kam kënaqësinë të ndaj edhe para jush, përpjekjen tonë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH, për të ngritur në një stad tjetër nivelin e bashkëpunimitinstitucional ndërmjet të tri agjencive dhe pse jo, për të njohur rezultate shumë më konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme,korrupsionit dhe veprave penale në fushën e mjedisit, konkretisht ndërtimeve pa leje dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.Duke njohur në radhë të parë rëndësinë themelore që ka bashkëpunimi institucional ndërmjet të tre institucioneve dhe pastaj edhe agjencive të tjera shtetërore në luftën kundër krimit të organizuar, duke qenë të vetëdijshëm gjithashtu për rëndësinë që ka lufta jonë e përbashkët kundër paligjshmërisë për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe për të rritur njëkohësisht besimin e publikut te forca e ligjit dhe te shteti ligjor, si edhe për të sanksionuar me veprime dhe rezultate konkrete, barazinë para ligjit dhe sundimin e ligjit, ne së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH, kemi menduar që një memorandium bashkëpunimi do të forconte lidhjet institucionale dhe raportet institucionale ndërmjet nesh, brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe ndërkohë do të na vinte në kushtet e punës për të pasur rezultate të cilat do të shënojnë një moment të ri në luftën tonë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi.Unë do të doja sinqerisht të falënderoja Prokurorin e Përgjithshëm, dhe Drejtorin e SHISH, për nënshkrimin e këtij memorandumi, me shpresën që vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje në vetvete rrezikon të mbetet letër, në rast se nuk kthehet në model pune dhe aksioni konkret me rezultate solide, në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi”tha ai.Nga ana tjetër kryeprokurori Llalla tha se institucionet respektive kanë vullnetin maksimal në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një nga prioritetet kyçe të BE.
“Tre institucionet tona shprehin vullnetin maksimal për të përmbushur detyrimet e rekomanduara nga BE. Krimi i organizuar ëShtë një sfidë që kërkon vëmendje të veçantë. Shoqëria dhe institucionet tona janë tëimpenjuara që vendi të shkojë përpara” tha ai.Ndërsa kreu i SHISH e vlerësoi marrëveshjen e sotme një vlerë të shtuar në bashkëpunimin e tre institucioneve.Ky është takimi i dytë që ministri i brendshëm Saimir Tahiri zhvillon me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla dhe me kreun e SHISH-it Ajazi që pas marrjes së detyrës.