Dyshohet për përdhunimin e nuses,gruaja e të akuzuarit:E trajtonim si vajzën tonë
Një 44-vjeçar nga fshati Menkulas i Devollit është vënë pranga nga policia e Korçës nën akuzën e përdhunimit. Gjergji Begolli, sipas Policisë së Korçës, akuzohet nga nusja 17-vjeçare me inicialet K.Gj me origjinë nga Laçi, 17-vjeçarja ka dënoncuar në polici vjehrrin e saj, me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë kohës që burri i saj ishte në mal për të mbledhur dru.Por kjo akuzë hidhet poshtë nga bashkeshortja e Gjergjit. Sipas, Anila Begollit, Gjergji e kishte 17-vjeçaren si vajzën e vet. Anila dyshon se vajza mund të ketë krijuar nje lidhje jashtë martesore dhe për këtë është larguar nga shtëpia, por i është dashur një pretekst për tu larguar.Sipas vjerrës së 17-vjeçares, dyshimet për lidhje jashtëmartesore i përforcon edhe fakti se 17-vjeçarja gjatë gjithë kohës fliste në telefon.Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, blutë e Korçës arrestuan në flagrancë shtetasin Gjergji Begolli, nën akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhunë me nusen e djalit të tij.Ndërsa mësohet se 17-vjeçarja ka shkuar ne fshatin e hallës së saj ne Ponçare.Tashmë 44-vjeçari Begolli pritet të dalë përpara gjykatës për tu përballur me akuzën "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.