Haxhi Baba Edmond Brahimaj flet për bektashizmin në RTV “Ora News”
Një të ftuar të veçantë i cili ka folur për një temë paksa ndryshe nga ato që jemi mësuar të diskutohen, ka pasur përballë mbrëmjen e sotme gazetari Patrik Sadikaj në Intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”.Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, me një të folur tejet filozofik, civil, lakonik, të thjeshtë, të pangarkuar nga mbingarkesa e termave fetarë dhe shumë të kuptueshëm për të gjitha kategoritë e dëgjuesve, ka folur për bektashizmin dhe vlerat e tij.“Bektashizmi nuk është sekt, por është një tarikat, apo udhë shpirtërore, si shumë të tjera, që ka për themel Librin Hyjnor, Kur’anin dhe Traditën apo Sunnetin e Muhammedit (a.s.)…Bektashizmi është dogmë mistike islame që merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Është rruga që e udhëheq besimtarin dhe e shpie ne objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Si doktrinë e praktikë fetare islame, bektashizmi i ka rrënjët në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed e të imamëve të shenjtë, i cili respekton të gjitha fetë monoteiste.
Pra, Bektashizmi është një udhë mistike islame, kurse bektashinjtë janë muslimanë, por që janë edhe pjestarë të këtij tarikati. Fjala tarikat është fjalë arabe, e cila rrjedh nga fjala tarikah (shumësi: tara’ik) që do të thotë rrugë ose drejtim. Rruga, udha, tarikati, apo drejtimi, me disa metoda të veçanta, duke iu përmbajtur Sheri’atit, nën drejtimin e një udhërrëfyesi, me anën e pastrimit shpirtërorë të largon prej egos, vetes, por të afron drejt Krijuesit, të Vërtetës…Bektashizmi, si shumica e tarikate tjera në fenë Islame, e ka marrë emrin prej pasuesve, ndjekësve, nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu”, u shpreh Haxhi Baba, Edmond Brahimaj.Kreu i kryegjyshatës botërore bektashiane ka folur gjithashtu edhe për festën e Nevruzit.“Sipas sektit bektashian festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mire”, tha Brahimaj.