Ndalohen 30 klandestinë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në pranga 2 shoqëruesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2013, 14:32
30 klandestinë janë ndaluar sot në aksin rrugor Levan- Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se klandestinët, të gjithë nga Lindja e Mesme, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, kishin hyrë në tokën shqiptare nga Greqia dhe si destinacion kishin Malin e Zi.Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe dy personat që shoqëronin klandestinët, shtetasit Fran Gjergji 48 vjeç dhe Lok Lugja 49 vjeç, të dy banues në Laç, ndërsa është bllokuar edhe furgoni me targë AA 746 AI, në të cilin udhëtonin klandestinët.Sipas të njëjtave burime klandestinët e ndaluar janë nga Siria, Somalia, Eritrea dhe Mali, të cilët do të transportoheshin drejt Malit të Zi kundrejt pageses 400-600 euro.