Armët kimike, AK: Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar nga Presidenti i Republikës të therrase Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë palët pro dhe kundër shkatërrimit të armëve kimike në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat AK vlerëson se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare, eshte i vetmi qe mund të garantojë dhe ruajë interesat e shtetit, popullit por edhe diskrecionin profesional në raport me aleatët tanë ushtarak.“Aleanca Kuq e Zi duke vlerësuar se kryeminstri është bërë banor i kafazit qeveritar me heshtjen dhe zolimin e tij, i drejtohet zyrtarisht Presidentit të Republikues që të thërres urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku bëjnë pjesë edhe Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Kryetari Shërbimit iniformativ dhe gjithë autoritetet e tjera të shtetit. Presidenti i Republikës të ftojë në këtë Këshill të gjitha palët që janë pro ose kundër importit të armëve kimike nga faktori ndërkombëtar, diplomatik, politik, shoqëria civile dhe të tjerë. Aleanca Kuq e Zi vlereson se kjo është mënyra e vetme institucionale për të marrë një vendim serioz, transparent në interes të publikut por edhe në konsultë dhe dialog me partnerët tane ndërkombëtar. Vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të garantojë dhe ruaj interesat e shtetit, popullit por edhe diskrecionin profesional në raport me aleatët tanë ushtarak. Ndërkohë vetëm një seance dëgjimore publike e Këshillit Sigurisë Kombetare do të detyronte Kryemnistrin që të thyejë heshtjen” thekson AK.AK thekson më tej se është shqetësuese heshtja e qeverisë dhe posacërisht e kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje kaq sensitive për opinionin publik.“Aleanca Kuq e Zi ka ndjekur prej disa javësh protestat anti qeveritare e popullit shqiptar kundër importit me qëllim demolimi dhe asimilimi të armëve kimike nga Siria me destinacion Shqipërine. Prej dhjetë vitesh vendi ynë që nga qeverisja e Fatos Nanos është bërë interesant për botën vetëm si destinacion plehrash. Plehra nga do dhe plehra kudo. Plehra ikin dhe plehra vijnë po më shqetësuese është heshtja e qeverisë dhe posacërisht e kryeministrit Rama. Kjo qeveri ka vendosur të hesht edhe për ato dy cështje që u krenua në ditën e parë, importin e plehrave dhe gardhin e kryeministrisë. Me heshtjen e tij kryeministri Rama po tregon frikë nga populli i tij por edhe nga partnerët ndërkombëtar. Kryeministri Rama hoqi disa gardhe telash por ka ngritur barriera dhe gardhe me popullin të cilin e injoron në vendimarjet më të rëndesishme ku preket jeta e gjithë popullsisë” përfundon deklarata.