Arvizu "takon" Ramën dhe Metën: Për armët do jemi transparent

Në momentet kur në vend zien debati mbi importimin e armëve kimike siriane, një takim që në dukje duket rastësorë vjen mes Kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, të cilët kanë ndarë sëbashku një kafe në ambjentet  e "Hotel Sheraton".Kryeparlamentari Ilir Meta, e cilësoi takimin miqësor që vjen rastësishëm pas një aktiviteti të përbashkët, ndërsa mohoi të jetë folur për atë çka përbën lajm prej disa ditësh në Shqipëri, importimin e armëve kimike.Meta tha se vendimi për këtë çështje do të jetë transparent dhe sipas tij Shqipëria do të marrë të gjitha përgjegjësitë që ajo mund të mbajë mbi supet e saj.“Ka qenë një bisedë informale, shoqërore mbas një aktiviteti të përbashkët në kujtim të të rënëve britanikë. Përsa i takon çështjeve të kapaciteteve tona, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj. Më duhet t’ju them që Shqipëria ka marrë, do të marrë gjithë përgjegjësitë që ajo është në gjendje të mbajë dhe padyshim që gjithçka do të diskutohet dhe do të vendoset në një proçes tepër transparent, nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proçes.”- u shpreh Meta.Ky takimi vjen pas një aktiviteti të përbashkët për “Ditën e Kujtesës”, zhvilluar pranë memorialit të ushtarëve britanikë.