Rama dhe Meta nderojnë ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftë së Dytë Botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2013, 15:24
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e Ditës së Kujtesës zhvilluar pranë memorialit të ushtarëve britanikë.Kryeministri nderoi sot kujtimin e ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftë së Dytë Botërore. Ai zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë memorialit të ngritur në Parkun Kombëtar të Tiranës.Në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga ambasada britanike në Tiranë, merrnin pjesë personalitete të larta të politikës shqiptare, diplomatë të huaj, etj.Ushtarët britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945, ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.