“Betonizimi i demokracisë”, Rama: Koha që Shqipëria të merret në mbrojtje
Është promovuar sot libri “Betonizimi i demokracisë” i arkitektit Maks Velo. Në ceremominë e promovimit ka qënë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili theksoi se nëpërmjet këtij libri Maksi jep një kontribut të çmuar për të gjithë ata që kanë nevojë për dritë në një tunel pa dritë, ku vazhdon të zhvillohet prej shumë vitesh kuturisja e shoqërisë sonë, në raport me territorin.Për kreun e qeverisë, ka ardhur koha që Shqipëria të merret në mbrojtje nga trysnia e papërmbajtshme e barbarisë së mishëruar, përmes ndërtimtarisë kuturu në të gjithë territorin e vendit.“Unë besoj se kontributi i Maksit edhe përmes këtij libri është një kontribut gjithsesi i çmuar. Dua shumë të shpresoj që edhe kjo përpjekje është shprehje e një momenti vetëdijësimi, që është më shumë sesa vetëdijësimi i Maksit, i cili ka qenë i vetëdijshëm qysh kur unë e kam takuar për herë të parë dhe kam pasur fatin ta njoh dhe në të gjithë ecurinë e zhvillimeve të vendit, ku ka qenë gjithnjë i kthjellët, por besojë që sot ka një vetëdije më të gjerë sesa kaq, për faktin se; Shqipëria duhet me patjetër të merret në mbrojtje nga trysnia e papërmbajtshme e barbarisë së mishëruar, përmes ndërtimtarisë kuturu në të gjithë territorin e vet. Dua shumë të shpresoj që edhe kjo përpjekje është shprehje e një momenti vetëdijësimi, që është më shumë sesa vetëdijësimi i Maksit, i cili ka qenë i vetëdijshëm qysh kur unë e kam takuar për herë të parë dhe kam pasur fatin ta njoh dhe në të gjithë ecurinë e zhvillimeve të vendit, ku ka qenë gjithnjë i kthjellët, por besojë që sot ka një vetëdije më të gjerë sesa kaq, për faktin se; Shqipëria duhet me patjetër të merret në mbrojtje nga trysnia e papërmbajtshme e barbarisë së mishëruar, përmes ndërtimtarisë kuturu në të gjithë territorin e vet” tha Rama.Libri “Betonizimi i demokracisë” përmbledh artikuj, intervista e studime të 20 viteve të fundit të arkitektit Velo, ku trajtohen çështje të mprehta dhe problematika të arkitekturës urbane dhe planifikimit të territorit.