Durrës, djegia e mbetjeve rrezik për qytetarët
Çdo ditë në Porto-Romano dhjetra mjete depozitojnë qindra tonelata mbetje urbane,të cilat në mungesë të një landfilli,ato asgjesohen me anë të djegies në terren të hapur, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.Gjendja kritike pranohet edhe nga Vladimir Shkembi, përfaqësues i bashkisë së Durrësit,i cili pohon se depozitimi i mbetjeve në terren të hapur nuk plotëson standartet e kërkuara.Për ti dhënë fund depozitimit në terren të hapur të mbetjeve, bashkia e ketij qyteti ka një projekt për ndërtimin e një landfilldi të ri, por mungesa e fondeve e ka shtyrë realizimin e tij.Në kantierin e vendgrumbullimit të plehrave shkarkohen afro 165 mijë ton mbetje në vit, duke sjellë një impakt negativ në mjedis jo vetëm në zonën përrreth, por në të gjithë qytetin bregdetar.Paravërisht se vendi është krejtësisht i pa rrethuar dhe jashtë çdo standarti mjedisor e shëndetësor, në atë zonë bëhet dhe asgjesimi i tyre me anë të djegies.