Meta me Ambasadorin e Izraelit: Forcim të bashkëpunimit ekonomik
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, David Cohen. Meta shprehu vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe theksoi angazhimin për thellimin e tyre në fusha prioritare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Në këtë kuadër, kryeparlamentari Meta shprehu vlerësimin për organizimin e Ditëve të Biznesit Izrael-Shqipëri në Tel Aviv gjatë muajit Tetor dhe vuri në dukje se aktivitete të tilla do të konkretizojnë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.Ambasadori Cohen pasi vlerësoi vullnetin e Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve me Izraelin, nënvizoi angazhimin e Ambasadës për intensifikimin e tyre në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të marrëdhënieve ndër-parlamentare.Me këtë rast, Ambasadori Cohen shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetarit të Kuvendit në Izrael, ftesë të cilën Meta e pranoi me kënaqësi.