Ambasada e SHBA padi ish-zyrtarit, akuzohet për shitje të vizave amerikane
Nuk kanë të sosur skandalet e Klevis Bitros, ish-shefi i kabinetit në ministrinë e punës kur kjo e fundit drejtohej nga Spiro Ksera.E reja këtë radhë është që në prokurorinë eTiranës ambasada amerikane ka kallëzuar Bitron për pajisjen e tre shtetasve shqiptarë me viza amerikane duke përdorur postin e tij në ministri,përkundrejt sasive të konsiderueshme parash.Sipas këtij kallzimi të bërë nga selia diplomatike amerikane është e provuar se Bitro i ka pajisur këta persona me dokumetacione të falsifkuara si punonjë të ministrisë së punës dhe me pas nga kompjuteri i zyrës së tij ka kryer aplikimet on-line për tre shtetasit identideti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga organi i akuzës së kryeqytetit.Nga verifikimet e bërë nga prokuroria e tiranës është provuar në bazë të IP së kompjuterit që Bitro e kryente aktivitetin e tij criminal nga zyra e shtetit,duke plotësuar çdo dokumetacion nga aty. Mësohet nga burime të prokurorisë, se një nga tre personat që është nisur drejt Amerikës më këto viza është kthyer nga autoritet amerikane në Shqipëri, ndërsa për dy të tjerët ende nuk ka asgjë të dhënë.Mendohet që dëshmia e këtij personi do të jetë me tepër vlerë për prokurorët e çështjes, pasi do të hedhë dritë mbi shumë fakte duke filliar nga plotësimi i dokumetacionit deri tek shuma që kanë paguar tek Bitro për të përfituar një vizë amerikane. Kështu përveç hetimit për tenderat fiktivë në ministrinë e punës,Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e pasqyrimit të të dhënave të rreme për Bitron.